Një ngjarje e trishtë ka ndodhur pak momente më parë në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku një e moshuar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është një 84-vjeçare. E moshuara, duke mos u ndjerë mirë, ka njoftuar fqinjen e saj për t’i kërkuar ndihmë. Sapo ajo ka mbërritur dhe 84-vjeçarja i ka hapur derën, kjo e fundit ka rënë përtokë dhe ka ndërruar jetë në oborrin e banesës së saj.
Të lidhura
None found
Edhe pse është njoftuar menjëherë ambulanca, kur ekipi mjekësor ka mbërritur në vendngjarje, e moshuara ka qenë pa shenja jete.
Në banesë kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.
