Një 40 vjeçare është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Bulqizë.
Kanë qenë familjarët e të cilët e kanë gjetur të pajetë shtetasen me iniciale Z.I.
Sipas policisë viktima dyshohet se është vetëvrarë pasi vuante nga depresioni
Njoftim policie
Me datë 01.12.2022, rreth orës 13.30, në fshatin Trebisht është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasja Z.I., rreth 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni./albeu.com