E rëndë, gruaja e maskuar si vullnetare keqtrajton qentë në Tiranë (VIDEO)

Pas rastit të shqiponjës së kryqëzuar në Përmet, të tjera pamje të rënda tregojnë edhe njëherë abuzimin ekstrem që bëhet me kafshët në vendin tonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @help_animals_korca


Rasti është publikuar nga ‘JOQ Albania’, ku një qytetare shkruan një grua që jeton pranë Drejtorisë së Policisë te “MyslYm Shyri”, konkretisht në një pallat me 17 kate, i keqtrajton qentë barbarisht.

Sipas saj, ajo merr në shtëpi qentë e rrugës duke u shfaqur si bamirëse, por ‘prapaskenat’ janë të tmerrshme për kafshët e gjora. Siç duket nga VIDEO e publikuar, zonja bjonde e godet qenin me shqelma, ndërkohë që ndodhen në ashensor. Përballë këtyre pamjeve brutale, autoritetet përkatëse duhet të marrin masa!


Shtuar 31.10.2023 23:27