E rëndë, djali i aktores së famshme humb jetën në aksident në moshën 31-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-së, ku një inxhinier i ri turk i hapësirës, humbi jetën në një aksident.

Mësohet se personi që humbi jetën në aksidentin me shumë automjete, ishte Yiğit Tokbey, djali i madh i artistes Hülya Yiğitalp.


Yiğit Tokbey, i cili punonte si Inxhinier i Lartë Launcher në SpaceX, ishte 31-vjeç.
Trupi i Yiğit Tokbey, një nga tre fëmijët e Hülya Yiğitalp dhe biznesmenit Rıfat Tokbey, do të dërgohet në Turqi për t’u varrosur në Adana, pas përfundimit të procedurave.

Mësohet se Tokbey, i cili punon si Inxhinier i Lartë Launch në SpaceX, një kompani amerikane e transportit hapësinor me vendndodhje në Hawthorne, Kaliforni, SHBA, ka mjete të misionit hapësinor si Falcon 9, Falcon Heavy, Starlink, Dragon Cargo dhe Starship.


Shtuar 23.01.2024 13:00