E rëndë, 27-vjeçari shqiptar plagoset me plumb në kokë, dërgohet me urgjencë në spital

Një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me polumb në kokë brenda në apartamentin e tij në Santo Cantone në Itali.

Sipas mediave italiane i riu shqiptar është dërguar menjëherë në spital ku po i jepet ndihma mjekësore, ndërkohë që nuk ka ende asnjë informacion se si mund të ketë ndodhur ngjarja.

Ndërkohë në media theksohet se i plagosur ka mbetur gjithashtu edhe një person tjetër, i cili ka tentuar të arratiset nga ballkoni.

Në vendngjarje janë gjetur gjurmë të shumta gjaku.

Apartamenti ku ka ndodhur ngjarja nuk është i regjistruar ne emër të asnjërit prej personave të plagosur, por është e një personi tjetër me kombësi italiane.


Shtuar 30.06.2023 18:20