Një grua e cila akuzohet se ka vrarë një blogere, me qëllim që të falsifikonte vdekjen e saj dhe t’i shpëtonte familjes së saj të rreptë, është paraqitur në gjykatë.
Një grua e cila akuzohet se ka vrarë një blogere me qëllim që të falsifikonte vdekjen e saj dhe t’i shpëtonte familjes së saj të rreptë, është paraqitur në gjykatë.
Në gusht 2022, një trup i mbuluar me gjak i gjetur në pjesën e pasme të një Mercedesi të parkuar në Ingolstadt, Gjermani, fillimisht u identifikua nga anëtarët e familjes si estetistja nga Mynihu Shahraban K.
Por një autopsi të nesërmen zbuloi se viktima ishte në të vërtetë Khadidja O, një influencuese 23-vjeçare nga Heilbronn, e cila duket jashtëzakonisht e ngjashme me Shahraban.
Ata thonë se Shahraban dhe i dashuri i saj Sheqir K, të dy 24-vjeç, kërkuan përmes mediave sociale për gra që dukeshin si ajo, si pjesë e një komploti për të falsifikuar vdekjen e saj.
Çifti tani është në gjyq në një gjykatë në Ingolstadt, një qytet bavarez rreth 50 milje në veri të Mynihut.
Sipas Daily Mail, vrasësit e dyshuar i kanë dërguar një mesazh Khadidjes nën maskën e reperit të njohur Lune, duke i ofruar mundësinë që të shfaqet në një nga videoklipet e saj.
Megjithatë, kjo përpjekje e parë për kontakt thuhet se dështoi pasi blogerja kontaktoi llogarinë zyrtare të Lune dhe iu tha: Është e rreme, motër. Mos u përgjigj.
Prokurorja Veronika Grieser, tha se ata u përpoqën përsëri dy ditë më vonë, me një mesazh që ofronte një trajtim bukurie falas në këmbim të postimeve në mediat sociale.
Këtë herë oferta funksionoi dhe dyshja e morën Khadidjen në Mercedes nga vendlindja e saj Eppingen, tha prokurori.
Makina u gjet me trupin brenda afër shtëpisë së shtetasit gjermano-irak Shahraban në Ingolstadt.
Pas zbulimit, zëdhënësi i policisë Andreas Aichele i tha gazetës Bild: Viktima u vra me mbi 50 goditje me thikë dhe fytyra e saj ishte shpërfytyruar plotësisht.
Prokurori Greiser tha në atë kohë: “Hetimet na kanë bërë të supozojmë se e akuzuara donte të fshihej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare dhe të falsifikonte vdekjen e saj për këtë qëllim”.
Procedurat në ditën e parë të gjykimit të martën u zvarritën, pasi u dorëzuan dokumente shtesë nga avokatët mbrojtës.
As Shahraban dhe Sheqir, të cilët përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë, nuk kanë komentuar akuzat.
Një gjyq i plotë pritet të fillojë së shpejti.