E quajti “vëlla”, djali i Hashim Thaçit i përgjigjet Ramës: Të fala ke!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kukës gjatë inagurimit të  aeroportit të Kukësit, deklaroi se i mungonte Hashim Thaci duke e konsideruar “vëllain” e tij.

“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush, më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj.

Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi.

Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i coja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtë zakonshëm, momenti kur Hashim Thaci dhe Rugova i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës,”- tha Rama ndër të tjera.

Kësaj deklarate i është përgjigjur, djali i Hashim Thaci, i cili i dërgon të fala Ramës nga Haga nga babai i tij.

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin.Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai…”

 

Shtuar 18.04.2021 20:32