E kritikoi para zgjedhjeve, Halim Kosova: Kritikët e Bashës të shohin njëherë veten në pasqyrë

“PD t’i vendosi gishtin kokës sepse ka disa zgjedhje që thotë vetëm na i vodhën votat.” Kështu është shprehur ish-deputeti demokrat Halim Kosova teksa komenton situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.  Ai shton më tej se më 25 prill nuk humbi PD, por shqiptarët që sipas tij, diçka ndryshe do të bëhej për ta.

“Rezultati i zgjedhjeve është një nisëm nga ku Partia Demokratike duhet t’i vendosi gishtin kokës sepse ka disa zgjedhje që thotë vetëm na i vodhën votat. Mendoj që Basha ashtu siç e ka thënë edhe vetë do të jem kryeministri i parë në Shqipëri që e ka shkolluar jashtë vendit. Nga humbja e zgjedhjeve të PD, nuk ka humbur PD, por qindra e mijëra qytetarë që diçka ndryshe do të bëhej për ta, e gjendja e tyre është e rrënueshme.” tha Halim Kosova në emision “Kjo Javë”.

Ai kritikoi grupin kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të krijuar pas zgjedhjeve të 25 prillit. Duke iu referuar ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili kërkon dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD pas humbjes, Kosova tha se kushdo që thotë se do të rregullojë PD-në, së pari duhet të shohë veten në pasqyrë.

“Unë nuk them gjë tjetër veç asaj që kam në kokë. Unë po flas pak më në përgjithësi. Çdo njeri që del në tavolinë para kamerave dhe thotë do të rregulloj PD, minimumi që duhet të bëjë duhet të marri pasqyrën, të bëj një refleksion e të thotë të bëj këtë në parti. Informacioni i jashtëzakonshëm që kam, më bën të gjykoj objektivisht. Asnjë individ që imoralitetin e ka paguar rëndë, që ka figurë më të pastër, nuk mund të dalë të rregullojë PD, do e lë për sot këtu këtë bisedë. Kjo është bindja ime e palëkundur.” tha Kosova.


Shtuar 8.05.2021 19:38