E goditi në kokë dhe i vodhi xhiron ditore faturinos së autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, arrestohet në Mirditë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është kapur dhe arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”.

I riu u vu në pranga pasi i vodhi me dhunë, në rrugë, xhiron ditore, faturinos së autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”.

Rreth mesnatës, ai e kishte goditur në kokë fatorinon për t’i marrë çantën e brezit.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 €, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Shtuar 24.03.2024 12:25