E gjithë vëmendja te zgjedhjet, vidhet makina në mes të autostradës

Teksa të gjithë kanë vëmendjen nga zgjedhjet elektorale, është vjedhur një makinë në autostradën Vlorë-Fier. Bëhet me dije se shoferi e ka lënë ndezur makinën dhe është larguar disa metra për të pirë një cigare.

Duke shfrytëzuar momentin, disa persona kanë hipur në mjet duke e vjedhur dhe duke u larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Shoferi ka arritur të njoftojë policinë. Këta të fundit kanë ngritur postblloqe të shumta dhe po hetojnë lidhur me ngjarjen e ndodhur.


Shtuar 25.04.2021 23:00