Bardhi konfirmon fitoren: Elbasani ndezi një dritë të re shprese

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, njëkohësisht dhe kandidat për deputet, Gazmend Bardhi, ka shpallur fitoren në Elbasan.

Ai u shprehet se Elbasani ndezi një dritë të re shprese sot.

“Procesi i numërimit duhet të jetë një proces i lehtë dhe korrekt. Të jeni të sigurt që çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një ditë të re shprese për veten dhe familjen e tyre. Unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh falenderimi çdokujt në Elbasan. Falemninderit që besuat në projektin tonë. Ftoj PS-në të caktojë numëruesit dhe të nisë procesi i numërimit. Sot ka fituar Elbasani, sot ka fituar Shqipëria”, tha Bardhi./albeu.com


Shtuar 25.04.2021 22:55