Turqia dhe Siria prej dy ditësh vijojnë të përjetojnë një nga tragjeditë më të mëdha të viteve të fundit, pas tërmetiti me magnitudë 7.8 që goditi dy vendet një ditë më parë.
Goditja e tërmetit ka lënë dëri në këto momente mbi 5 mijë viktima, mijëra të tjerë të plgosur si dhe një numër shumë të madh njerëzish nën rrënja.
Grupe të shpëtimit nga e gjithë bota janë bërë bashkë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve turq dhe sirianë që janë në një situatë vërtetë tragjike.
Vuajtjet e popullit turk i përjetuan edhe qytetarët shqiptarë të cilët e kanë ende të freskët tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019-të, por edhe për shkak të lidhjeve të ngushta që kemi me qytetarët turq, ku shumë prej tyre kontribuojnë në vendin tonë.
Në një intervistë për News 24 mjeku i njohur turk Taner Akdamar, i cili jeton dhe punon në Shqipëri, tregoi dramën që ka përjetuar fmilja e tij përgjatë këtyre dy ditëve.
Ai tha se familjarët e tij jetojnë në një nga zonat e prekura nga tërmeti. Ai tha se tani familja e tij e ngushtë është mirë, ndërsa vëllai dhe familja e tij janë nxjerrë nga rrënojat pas katër orësh.
Ndërkohë tha se mbi 60 familjarë të tjerë të tij janë të zhdukur dhe po kërkohet nën rrënoja për t’i gjetur.
“Zona ime është ajo ku ka rënë tërmeti, dhe prindërit e mi, vëllezërit, të gjithë aty jetojnë. Pas 5 orësh kam marrë informacione. Një vëlla i imi me gjithë familjen kanë qenë nën rrënoja dhe janë nxjerrë pas katër orësh. Tani janë mirë të gjithë, por ka ende të afërm që nuk kemi asnjë kontakt me ta. Në këto momente nuk kemi akoma informacione të sakta, por deri tani afërsisht mbi 60 të afërm nuk kemi informacion”, u shpreh mjeku turk.