E FUNDIT/ Vrau kunatën e trupin e trupin ia hodhi në ferra, burg përjetë për Dashamir Xhepën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën. Xhepa i cili vrau për motive xhelozie kunatën, ka kërkuar që t’i hiqet dënimi “burgim i përjeshtëm”, por Gjykata e Apelit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke e lënë në burg.

Gjykata e Tiranës dënoi në janar të këtij viti me burg për jetë Dashamir Xhepën, i cili më 14 shkurt të 2019 vrau kunatën e tij, Lirie Xhepa dhe më pas trupin e pajetë e hodhi në ferra.

Në polici ai ka deklaruar se kishin konflikte për pronat por motivi kryesor për krimin ishte se kunata kishte krijuar lidhje intime pas vdekjes së vëllait.

Ngjarja më 14 shkurt të vitit 2019:

Krimi i rëndë ndodhi në shkurt 2019, ndërkohë Xhepa u arrestua në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë.

Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa nëna e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar mardhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”-ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës. /albeu.com/