Vrau Griselda Gjikolën, burg i përjetshëm për autorin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Robert Perpepaj, personin i cili ekzekutoi në vitin 2018 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj në Laprakë.

Perpepaj është dënuar në mungesë pasi nuk është bërë ende arrestimi i tij nga uniformat blu. Gjithashtu është dënuar me 23 vite burg  Ronald Muzhaqin personi që ishte në momentin e vrasjes së 17-vjeçares.

Kujtojmë se Griselda Gjikola, ishte me origjinë nga Mirdita. Ajo u vra pak pasi hipi në makinën e të dashurit të saj, Erjon Benga, 23 vjeç, nga Paskuqani, i cili mbeti i plagosur rëndë. Dy te rinjte, vajza dhe 23 vjecari, janë qëlluar brenda automjetit me 4 plumba.

Përpepaj akuzohet për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në dëm të Gjikolaj dhe shokut të saj Erion Bega. Ndërsa Muzhaqi është akuzuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të vrasjes”. Dosja penale ndaj dy personave të mësipërm tashmë është transferuar për shqyrtim gjyqësor.

Referuar dokumentit zyrtar, rezulton se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.

10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, janë konfliktuar në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën.


Shtuar 11.05.2021 12:35