Dhunoi fizikisht dhe psikologjisht nënën e tij, arretohet 34-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa shtetas për vepr të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë:

A. D., 53 vjeç dhe M. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë.

E. Gj., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.,

Z.I., 49 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E.

K. B., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

L. D., 24 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Dh. P., 24 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen doza më lëndë narkotike heroinë, vihen në pranga poseduesit e tyre.

Arrestohen në kushtet e flagrancës 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale, vihet në pranga dhe 1 person i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 53 vjeç dhe M. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. I., 49 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit E. Gj., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L. D., 24 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Dh. P., 24 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 11.05.2021 12:48