Vetëm 26-vjeç! Del emri, kush është viktima e dytë nga atentati në Astir (VIDEO)

Policia ka identifikuar edhe viktimën e dytë nga atentati në Astir mbrëmjen e sotme ku u vranë me armë zjarri dy shtetas.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se viktima është shtetasi Armando Dumani 26 vjeç.

Mësohet se Dumani ka qënë në krahun e pasagjerit në makinën që drejtohej nga Erigers Mihasi. Rikujtojmë se të shtenat me armë kanë ardhur nga ana e pasagjerit nga një makinë në lëvizje.

Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës. Kujtojmë se atentati ndodh rreth orës 19:30 në Astir të Tiranës. Dy viktimat ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Audi” ku u bënë “shënjestër” të plumbave.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/