U rrëzua nga kati i tretë, vdes në vend 58 vjeçari

Një 58 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i tretë i banesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnjë rreth orës 10:35.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.06.2021 11:35