E FUNDIT/ Tronditet sërish Greqia, vritet brenda makinës së tij boksieri “problematik”

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi ditën e sotme. Mediat greke shkruajnë se sot është ekzekutuar me armë zjarri një shtetas grek në makinë.

Disa persona të paidentifikuar me emra nga Policia, por që besohet se janë të huaj kanë qëlluar me armë zjarri një boksier grek.

Mediat greke kanë bërë me dije se viktima, emri i të cilit ende nuk dihet është një emër i njohur në botën e krimit dhe i dënuar më parë në vitin 2008. Sipas informacioneve të para, viktima u qëllua në makinën e tij dhe pista kryesore është larja e hesapeve. Ky është ekzekutimi i dytë brenda pak orësh në Atikë, pasi dje pasdite u qëllua për vdekje 34-vjeçari shqiptar “Aris Papa”. /albeu.com/

 


Shtuar 31.05.2021 09:05