Ngushtohet rrethi i alternativave për zëvendësuesin e Zidane te Reali, klubi duhet të zgjedhë mes dy alternativave

Real Madrid është ende duke kërkuar njeriu që do të zëvendësojë Zinedine Zidane, me opsionet që janë Mauiricio Pochettino ose Raul Gonzalez.

Pochettino është në krye të PSG-së, por i hapur për t’u larguar, derisa Raul momentalisht është trajneri i Real Madrid Castilla.

Pochettino sipas Diario AS, është zgjedhja e parë dhe kontaktet kanë nisur që ai të marrë drejtimin e “Los Blancos”.

Reali zyrtarisht nuk është në negociata me teknikun argjentinas që ka kontratë me PSG-në, andaj Florentino Perez e do Pochettinon në mënyrë që të bind edhe Kylian Mbappen për të mos rinovuar kontratën.

Tottenham gjithashtu mbetet në garë për Pochettinon, por ky i fundit është më i hapur për drejtimin e “Galaktikëve”.

Ndërkohë, projekti i Antonio Conte nuk e bindi Perezin, andaj nëse dështon Pochettino, drejtimin e klubit madrilen do ta marrë Raul.


Shtuar 31.05.2021 09:00