Tragjedi në bregdetin shqiptar! Mbyten në Spille dy pushues

Dy pushues janë mbytur në plazhin e Spillesë, Kavajë.

Si pasojë e dallgëve të forta, pak minuta më para raportohet se dy pushues janë  mbytur.

Burimet e para bëjnë me dije se ata janë të moshës 65-70 vjeç dhe janë me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e personave që humbën jetën.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 22.08.2021 11:44