Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme te nënkalimi në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një makine, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima.
Mësohet se është qëlluar në drejtim të Lulezim Mashës, 63 vjeç, administrator i një shkolle private.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dale të kryeqytetit me qëllim kapjen e autorit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.