Plas me armë në Vlorë, ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakerri ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një automjeti.

Mësohet se mjeti është Tip BMW, me targa Ab 797 cs.

Nga raportimet paraprake mësohet se si pasojë  ka mbetur i plagosur një person. Pararakisht dyshohet se është skenë atentati.

Ndërkohë policia është nisur për në vendngjarje.

 


Shtuar 10.05.2021 13:12