Plagoset me thikë i riu te “Brryli”, detajet e para

Një i ri është plagosur mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit në kryeqytet. Mësohet se i riu ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur fillimisht nga një makinë. Më pas, shoferi ka dalë nga makina dhe e ka plagosur me mjet prerës në qafë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar.  Ndërkohë situata e krijuar ka shkaktuar kaos në trafik dhe panik mes qytetarëve të pranishëm.


Shtuar 31.03.2021 10:01