Rrezikoi jetën prej gabimit të nënës, 12-vjeçari sillet me urgjencë në Tiranë

Një djalë i mitur me orgjinë nga Ukraina është sjellë me urgjencë në Tiranë pasi është helmuar nga një sasi e madhe medikamentesh.

Burimet bëjnë me dije se 12-vjeçari i cili banonte me nënën e tij në Sarandë është dërguar në gjendje kritike drejt spitalit pasi nëna e tij i ka dhënë gabimisht medikamentet.

I mituri nga Ukraina është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe mësohet se 12-vjeçari me inicialet V.K., kishte konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg. Medikamenti iu dha fëmijës nga nëna e vet, e cila mendoi ta mjekonte për diarrenë me Loperamid. S

Sipas bluzave të bardha fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentedh kishte probleme si: dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë.

 

 

 

 

 


Shtuar 1.07.2021 12:03