Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Arrëz.
Një fëmijë i mitur, 10 vjeç, me iniciale O.K dyshohet se është mbytur në rezervuarin pranë fshatit Iballë.
Ai dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, teksa po mblidhte manaferra bashkë me prindërit.
Përpjekjet për ta shpëtuar kanë dështuar dhe fëmija ka humbur jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes./Albeu.com.