E FUNDIT/ Makina përplas 25-vjeçarin me biçikletë tek “Sheshi Shqiponja”

Një aksident ka ndidhur pranë Sheshit Shqiponja në hyrje të Tiranës, ku një makinë ka përplasur një person me biçikletë.

Si pasojë e incidentit, ka mbetur i lënduar një 25 vjeçar, që ishte drejtues i automjetit.

Momentalisht ai ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi:

Më datë 31.10.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/