Krim me dy viktima brenda familjes, burri vret me sopatë bashkëshorten, më pas vetëvaret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd. Burimet bëjnë me dije se një burrë ka vrarë gruan e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Burimet bëjnë me dije se fillimisht autori, 56-vjeçar ka vrarë gruan me sëpatë dhe më pas është vetëvaruar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 7.06.2021 19:29