Nominimi “kokë më kokë” me Blerinën nxorri jashtë ferme Henrin, shpërthen keq Albano Bogdo: Produksioni po fsheh videon

Mbrëmjen e djeshme, Henri u eliminua nga Ferma VIP pas një televotimi kokë më kokë me Blerinën.

Eliminimi i tij ka sjellë reagime të forta, veçanërisht nga Albano Bogdo, i cili gjatë emisionit “Ferma Club” u shpreh se Henri ishte një nga konkurrentët më aktivë në fermë.

Të lidhura

None found

Sipas Albanos, largimi i Henrit është i padrejtë dhe mund të ndikojë negativisht në dinamikën e spektaklit.

“Henri ishte një nga njerëzit më aktivë të fermës. Nëse publiku vazhdon të heqë njerëz vetëm për një fjalë, do mbeten vetëm njerëz mbi 45 vjeç”, u shpreh ai.

Më tej, Albano Bogdo hodhi akuza edhe ndaj produksionit të Ferma VIP, duke përmendur një video të Blerinës, e cila sipas tij duhej të kishte sjellë penalizim apo përjashtim nga gara.

“Nuk e di pse e fsheh produksioni. Blerina duhet të ishte përjashtuar për atë klipin që ka dalë, ku përdor fjalor banal. Për çfarë e nxorën në televotim Fabjolën? Për një fjalë. Minimumi këtë duhet të kishin bërë me Blerinën”, tha ai.


Shtuar 23.05.2026 23:21

meritkingcasibomjojobetjojobetcasibomromabetMadridbetMadridbetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin GirişBetcio girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetincasibomcasibomholiganbet girişmatbetholiganbet giriş