Rama vazhdon “përrallën” me patronazhistët dhe fsheh vjedhjen e rëndë: T’ju merrni të keqen, ata mbajnë shënime

Edi Rama ndodhet në një takim pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës ku ka folur sërish lidhur me patronazhistët.

Kryeministri tashmë ka krijuar një retorikë të re që e zbeh rëndësinë e skandalit dhe e ngjyros këtë fjalë me konotacione pozitive, e nxjerr patronazhistin si një njeri që nga zemra e mirë, angazhohet për të krijuar mbështetjen për partinë e vet.

Duket se Rama harron që të dhënat janë vjedhur dhe jo fituar, duke cënuar dhe vënë në rrezik identitetin e shqiptarëve.

“Fjala patronazhist këtu krijon idenë e një gogoli që ka dalë nëpër Tiranë dhe vëzhgon, monitoron, kontrollon njerëz.

Patronazhisti nuk është një figurë që që u shpik në Shqipëri, nuk e krijuam ne, në anglisht është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të madhe të botës, asaj republikane dhe demokrate në SHBA.

Patronazhisti është ai që sigurohet që aty ku jeton, të trokasë në një numër të caktuar dyersh, të kontaktoje një numër familjesh, të kontaktojë me njerëz dhe të mbajë shënim se çfarë perceptimi kanë ata që percepton, të mbajë shënime.

Patronazhistëve t’ju merrni të keqen. Dhe mos e harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni, nuk jua fshihni dot mendimet tuaja. Ne do të vijmë pas jush, dhe në 25 prill do habiteni sesa mirë ju njohim ne juve.”-u shpreh Rama./albeu.com/


Shtuar 18.04.2021 11:37