Kolegji vendos përfundimisht për fletën e votimit në 25 Prill

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që fleta e votimit më 25 prill të jetë me numra dhe jo emra.

Në Kolegj u diskutua për më shumë se dy orë, ku përfaqësuesit politikë paraqitën pretendimet e tyre.

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso tha se padia e tyre ka të bëjë, e para me identifikimin e emrave të kandidatëve në fletët e votimit dhe jo me numra. Ndërsa e dyta lidhet me logon, që sipas tij Bindja Demokratike duhet ta ndryshojë, pasi është e ngjashme me atë të PD dhe krijon  konfuzion tek votuesit.

Nga ana e saj PS tha se fleta e votimit të 25 prillit duhet të jetë me numra, pasi ndihmon në përshpejtimin e rezultatit për të nxjerrë më shpejt votuesin. /albeu.com/


Shtuar 4.04.2021 19:41