Ja ora kur deputetët do të votojnë për Vjosa Osmanin president

Kryesia e Kuvendit do ta caktojë për sot mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentes në orën 18:00, ku deputetët pritet të votojnë për Vjosa Osmanin, president.

Pas shumë tensioneve të krijuara gjatë gjithë ditës së premte, sot ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se pas një takimi me kryeministrin Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, janë marrë vesh që mazhoranca të garantojë të mos bëjë veprime pa u konsultuar me opozitën, e që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit, me qëllim të shmangen zgjedhjet.

Për postin e presidentit përveç Osmanit kandidat është edhe Nasuf Bejta.

 


Shtuar 3.04.2021 14:27