Ramës nuk i del inati me kritikët, lavdërohet me spitalin që ndërtoi Erdogan (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video se si duket nga brenda spitali i Fierit.

Ky investim dhuratw nga Presidenti turk Erdogan, wshtw komentuar shumw pwr formwn dhe wshtw krahasur me njw stallw kafshwsh..

“Ja edhe hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu…

Mos u mërzisni miq, Shqipëria nuk ndalet dhe kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj. Dhe do ta bëjmë ne, me punë e me durim, jo me gjumë e me llafe nëpër gjumë.

*Spitali Rajonal Memorial, Fier”, shkruar Rama.


Shtuar 3.04.2021 14:30