Ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, i cili u plagos sot në Shkodër ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Kujtojmë se Ujka u plagos me armë zjarri silenciator pranë banesës së tij, dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Familjarët e 64-vjeçarit bënë apel për dhurim gjaku, por Ujka nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën.
Pashko Ujka ka shërbyer si kryetar i Komunës së Velipojës nga viti 2011-2015./albeu.com