Hidhet nga pallati, vdes në vend 44 vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet ku një 44 vjeçar i ka dhënë fund jetës.
Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale E. K i cili është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit e për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të policisë, paraprakisht dyshohet ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.


Shtuar 28.04.2021 11:18

Tags: ,