Gjendet i pajetë një 48-vjeçar në Bërxullë, detajet e para

Një trup i pajetë është  gjetur në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Policia bën me dije se bëhet fjalë pë shtetasin E. T., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 13.02.2023 11:11