E FUNDIT/ Bie nga anija turistike, ndërron jetë 25-vjeçarja në Vlorë

Një 25 vjeçare në Vlorë ka humbur jetën pasi ka rënë nga anija turistike ku kishte shkuar për të vozitur në bregdet.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mengjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshem./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 17:30