Një plagosje me armë zjarri silenciator është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Shkodrës.
I plagosur ka mbetur një person, në afersi të Kishës Ortodokse, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.
Dyshohet se i plagosuri është ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./albeu.com