Aksidenti tragjik me 4 të plagosur në Koplik, vdes njëri prej tyre në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Koplik ditën e sotme ku dy makina u përplasën kokë më kokë duke shkaktuar 4 të plagosur.

Pas aksidentit të rëndë të plagosurit në gjendje të rëndë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.

Burimet bëjnë me dije se një ndër të plagosurit në Koplik ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Rrashkullaj, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen” shtetasi D. L., rreth 45 vjeç dhe janë plagosur shtetasit L. B. (drejtuesi) dhe E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 1.11.2021 13:13