Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur para pak minutave në aksin Tiranë-Elbasan.
Sipas Policisë si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Kujtojmë se para pak minutave, video e frikshme e aksidentit mbërriti në redaksinë e albeu.com, ku dukeshin qartë pamjet e rënda të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 13:00, në autostradën Tiranë – Elbasan, janë përplasur dy mjete.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/