Aksident në Tiranë, niset me urgjencë në spital një person

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, në rrugën “Llazi Miho”, në Kombinat ku mjeti me drejtues shtetasin J. N., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, bën me dije policia.

I aksidentuar  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 13.06.2021 11:02