Aksident në rrugën Lezhë-Vau i Dejës, 3 të plagosur rëndë

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën nacionale Lezhë –Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Fishtë.

Deri më tani mësohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i përplasjes së dy motoçikletave.

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.


Shtuar 19.12.2023 18:09