Aksident në Lezhë, ndërron jetë shoferi, pasagjerja në gjendje kritike

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrile-Lezhë, ku u përplasen dy automjete.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit Ndoc Nikolli, 66-vjec, i cilli nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në trup. Ndërsa gruaja pasagjere në automjet është në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 15:00 dhe makina ishte e tipit ” Opel”.

Policia po punon për shkaqet e aksidentit./albeu.com