EMRI/ Aksident në Burrel, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel.

Një makinë ka përplasur një këmbësor duke i marrë jetën. Burimet bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë është shtetasi Aqif Ruka, 55 vjeç.

Drejtuesi i mjetit ka dalë fillimisht nga makina, ka parë të plagosurin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje nuk ka mbërritur as policia dhe as ambulanca për rreth 15 minuta, ndrësa spitali nga zona ku ka ndodhur aksidenti është vetëm 5 minuta larg. Aksidenti ndodhi pranë Postës Shqiptare në Burrel.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e shoferit të automjetit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 22.05.2021 14:33