Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Burimet bëjnë me dije se mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë.

Shtetasi N.G, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 19.10.2021 09:51