Aksident i frikshëm në Pogradec, furgoni përplaset me kamionin dhe bëhet “pleh” (VIDEO)

Një aksident i frikshëm është shënuar pak momente më parë në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Piskupat.

Një furgon mallrash është përplasur në pjesën e pasme të një kamioni dhe për pasojë mjeti është dëmtuar rëndë.

Fatmirësisht drejtuesi i furgonit ka shpëtuar me disa dëmtime të lehta duke mos patur shqetësime të mëdha.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ./albeu.com/


Shtuar 22.10.2021 13:56