Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku është gjetur pa jetë një shtetas. Viktima ka marrë 7 plagë në trup si dhe ka prerje të thella në pjesën e kyçeve të duarve. Po ashtu edhe gjunjët e viktimës janë të dëmtuara.
Ai u gjet me duar të ngritura, jo të pozicionuara pas trupit, duke ngritur dyshime se 50-vjeçari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas trupi është transportuar për në vendin ku u gjet. Ai nuk ka pasur me kete mjet identifikimi, ç’ka e ka bërë më të vështirë zbardhjen e emrit të tij.