Tiranë– Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e banesës së një 60-vjeçari.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati.
Sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
/Albeu.com/