Një ngjarje fatale ka ndodhur ditën e sotme në Greqi ku një 5-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Spartë të Greqisë.
Sipas medieve greke, fëmija ishte zgjuar sot me dhimbje të forta koke.
Të lidhura
None found
Ndërsa pak më vonë e ëma vuri re se fëmija po nxirrte shkumë nga goja.
Ajo e çoi menjëherë në spital, por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 5-vjeçari vdiq sot rreth orës 9 të mëngjesit./albeu.com
