E dhimbshme! I mbijetuari në Bullgari shpëtoi 6 persona nga flakët por jo djalin e tij (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në Bullgari ndodhi një aksident i rëndë ku një autobuz me turistë mes tyre edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndodhi një aksident i rëndë ku humbën jetën 46 shtetas.

Shtetasi Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari. Ai kishte arritur të thyej xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.

Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtoj djalin e tij 23-vjeçar. Samet Aliti, axha i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.

Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 22:25