E BUJSHME/ Zbulohet super presidenti që do krijimin e Superligës Evropiane, mashtroi dhe Ceferin (FOTO LAJM)

Ideja për Superligës Evropiane duket se do ta shkaktojë një rrëmujë të madhe në futboll.

UEFA është kundër krijimit të garës dhe ka kërcënuar 12 klubet që po kërkojnë të formohet një kompeticion i tillë.

Por, siç mëson ABC Deportes, Florentino Perez është iniciatori për formimin e Superligës Evropiane dhe gjithçka është e planifikuar nga ai.

Presidenti i Real Madridit thuhet se fillimisht ishte në kontakte me kreun e UEFA-s, Aleksander Ceferin për të bërë ndryshime në Ligën e Kampionëve.

Më pas, Perez ka tradhtuar këtë ndryshim formati dhe ka bindur klube nga Liga Premier, Serie A e La Liga që t’i bashkohen Superligës Evropiane.

Siç raporton mediumi, Perez do të bëhet president i Superligës, derisa DAZN besohet se dëshiron t’i marrë të drejtat televizive, duke ofruar 5 miliardë euro.

 


Shtuar 18.04.2021 23:59